STUDIO LIGJORE "TIVARI & HAREÇARI"
                         Attorneys at Law
 Qëllimet tuaja, Misioni ynë
HOME      ABONIM JURIDIK - TARIFA SHERBIMEVE
Print this pageAdd to Favorite

Duke u regjistruar në abonimin juridik kundrejt pagesës vjetore, ju mund të siguroni konsulencë dhe këshilla ligjore me kosto të ulët nga kompjuteri i shtëpisë apo biznesit tuaj dhe të përfitoni një shërbim elektronik i cili ju siguron mjaft privilegje dhe ju lejon të kurseni para.

Personat e abonuar përfitojnë këto informacione dhe shërbime juridike:

- Në rastin e një konflikti gjyqësor me objekt zgjidhje e martese, ofrohen falas hartimi i kërkesë-padisë së divorcit dhe konsulence ligjore përpara cdo seance gjyqësore     për zhvillimin e procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës. Kjo ndihmë  jepet derisa vendimi të marrë formën e prerë.

- Hartimi falas i 1 - 3 Kërkesë Padive për çdo lloj cështjeje gjyqësore brenda periudhës 1 vjecare të abonimit;

- Hartimi i 1-5 kërkesave dhe ankimeve falas ndaj administratës shtetërore, brenda periudhës 1 vjecare të abonimit;

- Ndryshimet në legjislacionin shqiptar dhe ligjet e reja nga të cilat mund të përfitojnë kategoritë e ndryshme të qytetarëve;

 

Kompanitë e biznesit  të abonuara përfitojnë  këto informacione dhe shërbime juridike:

- Konsulencë ligjore mbi ndryshimet në legjislacionin tatimor që kane lidhje me tatimin e biznesit në Shqipëri;

- Këshilla juridike dhe njoftime të përmuajshme me e-mail për të respektuar afatet për pagesën e tatimeve dhe detyrimeve  që bizneset u detyrohen organeve                   tatimore: afatet për dorezimin e pasqyrave financiare, për deklarimin e pagesës së tatimit mbi fitimin, për deklarimin e pagesës së tatimit mbi të ardhurat                     personale të biznesit të vogël dhe të madh, pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore, dorëzimin e deklarateve të fitimit vjetor dhe afatet për të gjitha d                   deklarimet e tjera tatimore ;

- Falas një herë në vit, përgatitjen e formularit të ankimit të apelit tatimor për njërin nga aktet administrative të tillë si: Njoftim Vlerësimi, ose vendim që ndikon në   detyrimin, ose kërkesë për rimbursim ose lehtësim tatimor, ose akt ekzekutiv te posaçëm tatimor, në lidhje me tatimpaguesin;

- Tenderat e përmuajshme brënda Republikës së Shqipërisë;

- Tarifat doganore te përmuajshme dhe ndryshimet e tyre në Shqipëri

 
Abonimi juridik hyn në fuqi, 48 orë pas marrjes së pagesës.
© 2013 Studio Ligjore "Tivari & Hareçari" Attorneys at Law. All rights reserved.